Flash

Ski, tragjedi në shtëpinë e Bode Miller, mbytet në pishinë vajza 19 muajshe

Lapsi.al 12 June 2018
Ski, tragjedi në shtëpinë e Bode Miller, mbytet në

Tragjedi për kampionin olimpik të skive Bode Miller. Vajza e tij Emeline Gier, 19 muajshe, është mbytur në pishinën e fqinjëve në Cota de Caza, në jug të Los Angeles. Miller, 40 vjeç, dhe bashkëshortja Morgan ishin të ftuar në një festë nga fqinji i tyre dhe sapo kanë gjetur vogëlushen kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Të gjitha përpjekjet për ta risjellë në jetë kanë qenë të kota, ka treguar kapiteni i zjarrfikësve, Tony Bommarito.

Bode Miller më pas ka shkruar një mesazh në Instagram "Ndihemi më shumë se të shkatërruar, vogëlushja jonë Emmy ka vdekur. Nuk e kisha menduar kurrë se mund të provoja një dhembje të tillë".

Gjashtë medalje olimpike të fituara mes 2002, 2010 dhe 2014-ës dhe 4 të arta, Miller është tërhequr zyrtarisht disa muaj më parë. Në 2012-ën skiatori amerikan lidhi kurorë me Morgan Beck: çifti ka edhe një fëmijë tjetër, Eduard Miller dhe Morgan është në pritje të një tjetër fëmije.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI