Flash

Mbyllet pjesa e parë, Belgjika e yjeve bllokohet nga Panamaja

Lapsi.al 18 June 2018
Mbyllet pjesa e parë, Belgjika e yjeve bllokohet nga Panamaja

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Fisht Stadium në Sochi mes Belgjikës dhe Panamasë me rezultatin 0-0. Një lojë e dominuar totalisht nga belgët, por që nuk arritën në asnjë moment të kalonin portierin Pendo.

Lukaku e Carrasco tentuan kuadratin e portës së amerikano-qendrorëve që në minutat e para, duke lënë të kuptohej se ishte çështje kohe shënimi i golit. Por në fakt nuk ndodhi kështu. De Bruyne goditi mbi traversë në minutën e 22, ndërsa portieri panamez u tregua i pakalueshëm 16 minuta më pas në goditjen e Carrascos.

Panamaja e teknikut Gomez mendoi vetëm të mbrohej - u duk se do të thyhej, por për 45 minuta i rezistoi yjeve të Belgjikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI