Flash

Video/ Anglia feston kualifikimin, Panamaja golin në një Botëror

Lapsi.al 24 June 2018
Video/ Anglia feston kualifikimin, Panamaja golin në një Botëror

Anglia fiton me Panamanë dhe deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur. Ndoshta nuk ka asgjë për tu çuditur edhe në 6-1 e rezultatit përfundimtar në "Nizhni Novgorod", por po të kesh parasysh që shifrën tenistike e realizoi Anglia, atëherë rezultati është surpizues. "Tre Luanët" kurrë nuk e kishin ekzagjeruar në fitoret e tyre në Botëror, por këtë herë përballë një debutuese si Panamaja ishte tepër e thjeshtë.

Lavdi ka për të gjithë në fitoren kualifikuese të Anglisë, që arriti të neutralizojë golavarazhin favorizues të Belgjikës e madje nëse do të mbaronte në këtë moment faza e grupeve, skuadra e Southgate do të ishte e para falë numrit inferior të kartonave të verdhë në krahasim me Belgjikën (2 me 3).

Dy gola të Stones, jo normale për një qendërmbrojtës, dy 11 metërsha të realizuar nga Kane, por me kontributin e Lingard të palodhshëm (autor edhe i golit më të bukur të ndeshjes) tregon qartë llojin e ndeshjes. Instalimi britanik në portën panameze ishte i pashmangshëm, me 58 % të zotërimit të topit, por ishte edhe kohë për të stabilizuar një arritje për kapitenin Harry Kane. Pas dy 11 metërshave, një gol me fat e ka kurorëzuar sulmuesin si shënuesin më të mirë të Botërorit deri tani me 5 gola në Rusi 2018, duke kaluar edhe Ronaldon e Lukakun.

Ka festë edhe për Panamanë, pavarësisht se në pamje të parë 6-1 nuk është se ka shumë për të festuar. E megjithatë, Felipe Baloy futet në historinë e Panamasë. 37 vjeçari shënoi golin e vetëm të panamezëve në humbjen tenistike në minutën e 78 dhe tifozët festuan si të ishte goli i fitores - motivi i thjeshtë: goli i parë i Panamasë në një kampionat Botëror.

Vendi i parë do të vendoset tashmë në sfidën direkte me Belgjikën, me dy skuadrat që vijnë nga dy fitore radhazi dhe janë matematikisht në 1/8 e finaleve.

https://streamable.com/if7wk

Të këshilluara

Video/ Baloy në histori me këtë gol

Felipe Baloy futet në historinë e Panamasë. 37 vjecari shënoi golin e vetëm të panamezëve në humbjen tenistike në minutën e 78 dhe tifozët festojnë si të ishte ...

15:43

Video/ Anglia shënon, por jo me Kane

Anglia kalon në avantazh shumë shpejt në Nizhni Novgorod përballë Panamasë. John Stones ka goditur me kokë i pamarkuar në qendër të zonës, duke shënuar golin e ...

14:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI