Flash

“Lejla” e Elvana Gjatës dhe Capital T kënga më e vjetër në klasifikimin e Top Awards

Lapsi.al 23 July 2018
“Lejla” e Elvana Gjatës dhe Capital T kënga më e

Kanë kaluar 91 javë që nga koha kur bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Ky projekt muzikor ka mundur t’i rezistojë edhe kësaj jave, duke vazhduar të mbajë titullin si kënga më e vjetër në listë.

Pavarësisht se gjatë gjithë këtyre javëve, “Lejla” është përballuar me ulje dhe ngjitje sa i përket renditjes, ajo ia ka dalë të jetë kënga më jetëgjatë në gjithë historinë e klasifikimit, që këtë javë shënoi javën e 135-të.

Ajo çfarë është e rëndësishme, ky bashkëpunim i treshes së talentuar, nuk ka ndërmend të largohet nga “The Top List” dhe kjo falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut shqiptar, i cili nuk rresht së votuari këtë këngë.

E publikuar tetorin e vitit 2016-të, kjo këngë u bë qëndra e vëmendjes që në javën e parë të publikimit, duke arritur të zërë vendin e parë në klasifikim edhe pse ishte java e parë që ajo u bë pjesë e saj.

“Lejla” ka qëndruar në krye të klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 4 javë në total, duke u shndërruar në një hit brenda një periudhe tepër të shkurtër.

Të këshilluara

I fyen foton reagon reperja Tayna

Tayna është nje nga emrat më të diskutuar të momentit në showbiz-in shqiptare. Edhe pse e re ajo hyri shumë shpejt në industrinë muzikore shqiptare dhe kjo falë...

09:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI