Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lamtumira e Sergio Marchionne, menaxheri që shpëtoi Fiat

Lapsi.al 25 July 2018
Lamtumira e Sergio Marchionne, menaxheri që shpëtoi Fiat
Automobilizmi është në zi. Administratori i lartë, ish-presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne është ndarë nga jeta në spitalin universitar të Zyrihut, ku ishte shtruar në 27 qershor për një ndërhyrje në shpatullën e djathtë. 10 ditë më parë gjendja e tij u rëndua për shkak të asaj që mjekët e përcaktuan si "komplikacione post-operacioni". Dashuronte makinat e shpejtësisë që në fëmijëri Sergio Marchionne, e jo rastësisht makina e tij e parë në adoleshencë ishte një "124 spider". Pasi përmbushi misionin e tij tek FIAT, ëndërra e tij sihte të qendronte në drejtimin e Ferrarit, markë të cilën e coi tek suksesi në kuotimin në bursë në 2015. Preferonte të ecte me shpejtësi Marchionne që vite më parë, pikërisht në drejtimin e një Ferrari, u bë protagonist i një aksidenti. Menaxherit italo-kanadez i pëlqenin cmendurisht garat, natyrisht Formula 1. Tek Ferrari mori Sebastian Vettel, skuadrës i kishte organizuar organigramën, duke vënë në krye të drejtimit sportiv Maurizio Arrivabene, ndërsa promovoi në pozicionet kryesore teknikë të rritur në Maranello. Marchionne pati mundësinë të shihte suksesin e punës së tij në tregjet financiare, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi në pistë. Meritë e tij ishte edhe rikthimi në Formula 1 e markës Alfa Romeo e pa fatkeqësinë që e ndau nga jeta në moshën 66 vjecare, do të përsëriste të njëjtin operacion edhe me Maseratin, një tjetër markë historike "made in Italy". Dalja e fundit publike e menaxherit ishte dy ditë përpara shtrimit në spital, në Romë, me rastin e dorëzimit të një Jeep Karabinierisë, ndërsa më pas historia precipitoi. Sipas të përditshmes La Stampa, pas operacionit në shpatull, Marchionne kishte shfaqur komplicacione "të papritura" që e cuan në një atak kardiak. Menaxheri u dërgua në sallën e rianimacionit, ku pësoi edhe një goditje të dytë, që i shkaktoi vdekjen natyrale. Lajmi për vdekjen e Sergio Marchionne ka tronditur edhe botën e futbollit. Stima dhe pëlqimi për ish-presidentin e Ferrarit ishte e madhe, por ndër më të prekurit nga ky lajm i hidhur ka qenë Juventus e presidenti Andrea Agnelli, i lidhur me një raport miqësie me menaxherin. "Udhëtim të mbarë Sergio, vazhdo të na ndricosh" është postimi i numrit 1 bardhezi. Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe Ferrero i Sampdorias, De Laurentiis i Napolit e shumë klube të tjerë të Serie A.

Të këshilluara

Unai Emery: Arsenal është familja e tij

Që prej të dielës kur lajmëroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja gjermane në moshën 29 vjeçare, Mesut Özil është në qendër të vëmendjes. Ai që ishte një lo...

11:11

Milan, hija e Contes frikëson Gattuson

Nuk ka paqe për Rino Gattuso. Pas ndryshimit të pronësisë së Milan-it, me afrimin e Fondit Elliot dhe ndryshimin e shoqërisë në katet e larta të hierarkisë, tan...

10:59

Në ndjekje të idhullit: Mbappe si Ronaldo

Kylian Mbappé ka patur një lojtar të preferuar dhe në gjurmët e atij që i shënjoi fëmijërinë dhe pasionin për futbollin vazhdon të ecë ende, edhe tani që është ...

18:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI