Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Seria A, start i ethshëm për Milan e Lazion

Lapsi.al 26 July 2018
Seria A, start i ethshëm për Milan e Lazion

Kjo është Serie A 2018-'19. Në shenjën e Juventus e 7 titujve rradhazi e fanellës numër 7 që shënon debutimin në Itali të Cristiano Ronaldos. Kalendari i Lega-s i ka fiksuar Veronën si herën e tij të parë, kundër Chievos. Kështu në javën e parë: Atalanta-Frosinone, Bologna-Spal, Chievo-Juve, Empoli-Cagliari, Lazio-Napoli, Milan-Genoa, Parma-Udinese, Samp-Fiorentina, Sassuolo-Inter, Torino-Roma.

LAZIO E MILAN, VERË E ETHSHME

Lazio pas debutimit në shtëpi me Napolin, në javën e dytë do të udhëtojë në Allianz Stadium, menjëherë në përballjen me Juventusin e Ronaldos. Për Lotiton e Inzaghin, një gusht kundër nën-kampionëve e kampionëve të Italisë. Jo më pak e komplikuar rrugëtimi fillestar i Milan, që pas debutimit me Genoa shkon në Napoli e pastaj pret Romën.

JUVE-NAPOLI DHE DERBI I PARË ËSHTË AI ROMAN

Në fund të shtatorit (30 shtator), për javën e 7, vjen derbi i parë i sezonit që është ai mes Romës e Lazios; dhe bashkë me të edhe sfida që entuziazmoi sezonin e kaluar, Juventus-Napoli. Tre javë pritje, përfshirë ndalesën, për të shkuar në përplasjen derbi mes Inter e Milan në programë në 21 tetor, për javën e 9.

DHJETORI I "NXEHTË" I INTER

Për Inter do të jetë dhjetori muaji i "nxehtë" ose i të vërtetës. Po sepse në 2 dhjetor do të luhet në Olimpico sfida me Romën e një javë më pas do ti duhet tia dalë kundër Ronaldos e Juventusit në Allianz. E gjitha do të jetë një prolog në raundin e fundit të grupeve të Champions League kështu që janë rreth 10 ditë për tu përjetuar në nivele të larta. Edhe për Milan dy sfida rradhazi kundër Juventus e Lazios në nëntor, por gjithësesi të ndara nga pauza për kombëtaren.

SERIE A NË JAVËN E KRISHTINDJES: ÇFARË SFIDASH!

E reja e vërtetë e kalendarit, me tre javë të kampionatit në javën e Krishtlindjes, në 22, 26 e 29 dhjetor. 8 ditë feste e për futbollin që ka rëndësi, në 22 dhjetor, Juventus-Roma; ditën e Shën Stefanit Inter-Napoli për ta mbyllur fazën e parë në 29 dhjetor, pëpara e Serie A të kthehet në fushë në 20 janar 2019.

Të këshilluara

Nga kampet e refugjatëve tek Bayern Mynih

E denjë për një skendar filmash, një jetë e nisur në kampin e refugjatëve, por që ndryshoi rrënjësisht me futbollin. Kjo është historia e Alphonso Davies, 17 vj...

18:03

Brazili në Katar shkon me këtë trajner...

Më shumë se eleminimi në cerekfinale kundër Belgjikës kanë pstur vlerë 15 ndeshjet pa humbje të Brazilit nën drejtimin e teknikut Tite, por edhe mënyra se si 5 ...

10:02

Real Madrid akord me Courtois

Real Madrid ka zyrtarizuar akordin me portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, pas muajsh spekulimi e tashmë mbetet që dy klubet të bien dakord edhe për cmimin e ...

22:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI