Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kush është mashkulli që po shoqëron Rita Orën në pushime

Lapsi.al 28 July 2018
Kush është mashkulli që po shoqëron Rita Orën në

Rita Ora është fotografuar e shtrirë në një jaht luksoz me një mik gjatë pushimeve në Spanjë.

Ylli i popit po merrte rreze në anije gjatë një pushimi, të merituar.

Ajo ka lundruar përgjatë bregdetit pranë Barcelonës dhe është parë të rrijë me disa miq meshkuj gjatë këtij udhëtimi.

Rita, 27 vjeçare, është fotografuar në kuvertën e jahtit duke bërë banjo dielli dhe duke biseduar nga larg me një nga miqtë e saj, stilistin Kyle De’Volle.

Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me rrobebanJot e saj ngjyrë ari teksa hidhej në det.

Pasi ndërroi kostumin e banjës me një trupore ngjyrë jeshile, nisi të pozojë për disa foto seksi, të cilat i postoi në Instagram.

Ajo është në Spanjë si pjesë e një udhëtimi nëpër Europë, ku ishte edhe në Portugali për të kënduar në Mares Vivas Festival.

Rita ngriti temperaturat duke performuar vetëm në mini-kanatjere dhe pantallona të shkurtra.

Të këshilluara

Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Cardi B është tërhequr nga turi i saj me Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Reperja, thotë se ajo e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ...

14:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI