Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Neymar si nuk e keni parë kurrë, spoti i O'Ney dhe mesazhi për Brazilin

Lapsi.al 30 July 2018
Neymar si nuk e keni parë kurrë, spoti i O'Ney dhe mesazhi
“Një njeri i ri cdo ditë”. Ky është titulli i spotit publicitar që është i destinuar të përflitet. E lehtë kur protagonist është Neymar, e kur bëhet fjalë për argumentin më të nxehtë të verës. Ku braziliani rrotullohet në fushë po vuan vërtetë apo është simulim? Në fund përgjigjen e jep vetë ai, në një monolog në të cilin numri 10 i Paris Saint-Germain përballet me të gjithë kritikat e marra dhe analizon po vetë në mënyrë të sinqertë. “Taka në kavilje, goditje në shpinë, shkelje këmbe. Mund të mendoni se ndonjëherë e ekzagjeroj dhe është vërtetë kështu. Por e vërteta është se në fushë vuaj. E ju nuk e keni idenë se cfarë përjetoj aty. Kur iki pa fiolur me gazetarët nuk është sepse më pëlqen vetëm të fitoj, por sepse nuk kam mësuar akoma si të mos ju zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm nuk është sepse jam një fëmijë i llastuar, por sepse nuk kam mësuar akoma të luftoj drojet e mia. është akoma një fëmijë brenda meje. Me raste magjpes Botën, herë të tjera i nervozon të gjithë. E unë luftoj për ta mbajtur gjallë këtë fëmijë, por brenda meje, jo në fushë”. “Mund të mendoni se rrëzohem shpesh, por e vërteta është se bie i këputur. E kjo të dhemb shumë më tepër se një që të shkel mbi kaviljen e operuar. Më është dashur kohë për të pranuar kritikat tuaja. Mu desh kohë për tu parë në pasqyrë e për tu bërë një tjetër njeri. Por ja ku jam me zemër të hapur. Jam rrëzuar, por vetëm ai që rrëzohet mund të ringrihet. Mund të më godisni me gurë ose mund ti mbani gurët larg e të më ndihmoni të ngrihem. Sepse kur ngrihem, i gjithë kombi ngrihet me mua”.

Të këshilluara

FOTO/ Kjo është vila luksoze e CR7

Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e...

10:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI