Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Barcelona e bën zakon, pas Malcom Romës, i merr Vidal Interit

Lapsi.al 3 August 2018
Barcelona e bën zakon, pas Malcom Romës, i merr Vidal Interit

Barcelona bën prepotenten në merkato dhe pas goditjes që i bëri Romës me cështjen Malcom e përsërit edhe ndaj Inter. Katalanasit parakalojnë zikaltrit në garën për Arturo Vidal dhe sipas 'Mundo Deportivo'është arritur edhe akordi me mesfushorin kilen që në ditët e fundit praktikisht ishte veshur me fanellën e Inter. Oferta e Barces është 25 milionë euro. Për Vidal kontratë tre vjecare me kushtet e garantuara më parë nga italianët (4-4,5 milionë në sezon).

Konfirmimin e parakalimit të spanjollëve e ka bërë agjenti i 31 vjecarit, Fernando Felicevich: Klubi katalanas është seriozisht i interesuar. Barcellona luajti në kundërsulm fillimisht sepse nuk arriti të zhbllokojë cështjen Rabiot por natyrisht përfitoi nga ndalesa e Inter, që luajti i sigurt, por pa e kuptuar se kundër kujt po luante.

Zyrtarët e anës sportive të Barça Pep Segura, Eric Abidal e Ramon Planes vazhdojnë të punojnë edhe për operacione të tjera në mesfushë, por zgjedhja e Vidal mund ti kënaqë dëshirat e teknikut katalanas që humbi për sezonin e ri Iniestan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI