Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Plani i Milan për goditjen e madhe të merkatos

Lapsi.al 11 August 2018
Plani i Milan për goditjen e madhe të merkatos

Ëndërra e Leonardos e të gjithë tifozëve të Milan ka emër e një mbiemër, Sergej Milinković-Savić. Serbi i Lazios është goditja e madhe me të cilin kuqezinjtë do të mbyllnin një fushatë merkato që mund ti cojë vërtetë lart. E pavarësisht se pista është në ngjitje, Leonardo nuk e ka braktisur idenë për të sjellë në San Siro mesfushorin bardhekaltër. Drejtori i përgjithshëm i anës teknike të Milan po punon me një seri lëvizjesh në merkato, që të ketë një mundësi për të bindur Claudio Lotito ti shesë yllin e tij.

Leonardo para së gjithash duhet të zbrazë organikën nga lojtarë që kanë gjetur pak hapësira, duke lehtësuar paralelisht edhe barrën e pagesave. Në orët e fundit, kuqezinjtë kanë shitur Manuel Locatelli tek Sassuolo (12 milionë mes huazimit dhe blerjes). Në dalje janë edhe Cristian Zapata e Riccardo Montolivo, të ndjekur nga Bologna. Nikola Kalinic ka veshur fanellën e Atletico Madrid për 15 milionë, ndërsa André Silva po firmos për Sevilla. Në lojë është edhe Gigi Donnarumma: Milan është gati të dëgjojë oferta mbi 40 milionë euro, por Psg nuk duket se ka ndërmendë të lëvizë.

Milan ditë pas ditë po mbush arkën me objektivin e madh në mendje: të gjejë fondin 110-120 milionë euro për të bërë goditjen Sergej Milinković-Savić. Në këtë pikë i sakrifikueshëm konsiderohet edhe Giacomo Bonaventura, që mund të futet në tratativën me Lazion.

Të këshilluara

Modric "i burgosuri" i Perez në Madrid

"Modric se queda", Modric qendron, është konkluzioni i mediave sportive spanjolle. Për ditë me radhë As e Marca kanë mbajtur situatën e kroatit në vëmendje dhe ...

10:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI