Flash

Shuhet zonja e parë e Izraelit, Nehama Rivlin

Lapsi.al 4 June 2019
Shuhet zonja e parë e Izraelit, Nehama Rivlin

Zonja e parë e Izraelit, Nehama Rivlin, 73 vjeçe, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një beteje të gjatë kundër një sëmundjeje respiratore.

Rivlin vuante nga "fibroza pulmonare", që kërkon detyrimisht përdorimin e pandërprerë të bombulës së oksigjenit, pajisje me të cilën është parë edhe gjatë ceremonive zyrtare, ku merrte pjesë së bashku me të shoqin, presidentin Reuven Rivlin.

"Në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit dhe bashkëshortes sime Sara, shpreh keqardhjen time të thellë për vdekjen e bashkëshortes së presidentit, Nehama Rivlin", u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

 

 

Rivlin ka lindur në Moshav Herut, një komunitet bujqësor në qendër të Izraelit. Prindërit e saj, Drora dhe Mendi, ishin emigrantë të ardhur nga Ukraina.

Në vitin 1971, e ndjera u martua me presidentin Rivlin dhe jetoi së bashku me të në Jeruzalem.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI