Flash

Kriza në Venezuelë/ Mijëra migrantë duke pritur të kalojnë kufirin në Peru

Lapsi.al 15 June 2019
Kriza në Venezuelë/ Mijëra migrantë duke pritur të

Kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë ka detyruar shumë qytetarë të largohen.

Mijëra banorë të Venezuelës janë në pritje për të kaluar kufirin me Perunë, në përpjekje për të mposhtur Ligjin e ri të migracionit. Sipas ligjeve të reja, ata duhet të pajisen me pasaportë për të hyrë në Peru. Autoritetet theksuan se 6 000 venezuelas kanë kaluar Ekuadorin fqinj të enjten.

Rënia ekonomike e Venezuelës ka sjellë papunësi të lartë dhe shkurtime të ushqimit dhe barërave. Qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Më herët, venezuelasit mund të hynin në Peru vetëm me letërnjoftim. Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, ka përkrahur ligjet e reja të migracionit duke theksuar se Peruja ka qenë mikpritëse e më shumë se 800,000 venezuelasve. Ai shtoi se është shumë e logjikshme pajisja me viza për shkak të kontrollit të kufirit.

Shtetet latino-amerikane strehojnë një numër të madhë të migrantëve dhe refugjatëve nga Venezuela. Kolumbia strehon 1,3 milion, Peruja 768,000, sipas statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI