Flash

Ankaraja paralajmëron SHBA-të: Nëse na vendosni sanksione, rrezikoni bazat ushtarake

Lapsi.al 26 July 2019
Ankaraja paralajmëron SHBA-të: Nëse na vendosni sanksione,

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar SHBA-të se në rastin e vendosjes së sanksioneve, do të vihej në rrezik vazhdimi i përdorimit nga amerikanët i bazave ajrore ushtarake që gjenden në territorin turk.

Paralajmërimi vjen pas artikulimit të mundësisë potenciale nga përfaqësues të SHBA-të për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, në shenjë ndëshkimi për blerjen e sistemeve raketore ruse. Përdorimi i bazës ajrore të Inçirlikut nga amerikanet mbart një rëndësi jetike ushtarake, si edhe nënvizon edhe marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.

“Aktualisht po përpilojmë masat e kundërpërgjigjes, që lidhen qoftë me bazën e Inçirlikut, apo atë të Kureçikut (baza amerikane të radarëve në Turqi) si dhe çështje të tjera”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Uashington.

“Nëse Amerika bën hapa shumë negative ndaj nesh, nëse do të ketë sanksione apo hapa të mëtejshëm, do të kemi një përgjigje ndaj saj”, shtoi ai në komentimin e përshkallëzimit të tensionet mes dy vendeve.

Sipas raporteve mediatike, muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të ngjashme lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me homologun Donald Trump, në kuadër të Samiti të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë. Krahas përjashtimit nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35, Truqia mund të pësojë edhe sanksione të ashpra ekonomike.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI