Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Pamje të rënda/ Autorët qëllojnë me kallashnikovë. Vihet në lëvizje Trump (video)

Lapsi.al 3 August 2019
Pamje të rënda/ Autorët qëllojnë me kallashnikovë.

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me armë në qytetin El Paso të Teksasit, në SHBA.

Mediet botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke qëlluar me kallashnikovë dhe viktima në tokë.

Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një tragjedi, që nuk ishte menduar kurrë.

“Kjo është një tragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit.

CNN ka siguruar dhe dëshmi tronditëse nga vendngjarja. “Jemi në shok për ngjarjen tragjike. Po lutemi për të plagosurit dhe gjithë qytetarët”, ka thënë një shitës./ CNN

 

https://www.youtube.com/watch?v=3002OX-14_8

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI