Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Brexit/ Zbulohet plani sekret i Boris Johnson

Lapsi.al 26 August 2019
Brexit/ Zbulohet plani sekret i Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson po planifikon të mbyllë legjislativin për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalojë me çdo kusht deputetëve në Ëestminster shtyrjen e çanëtarësimit nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor. Kështu raportojnë mediat britanike, që flasin për një plan sekret të Johnson-it për të finalizuar me domosdo procesin e Brexit-it brenda afatit të shtyrë në prill të këtij viti në Samitin e Brukselit.

“The Oberserver” raporton se zotëron një e-mail të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në “Downing Street”, ku tregohet qartazo se kreu i ekzekutivit britanik kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomës së Komuneve.

Udhëzimi fillestar i bazuar në kuadrin ligjor, e konsideron iniciativën të mundshme, por që mund të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga deputetet anti-Brexit, të cilët kanë reaguar tashmë me zemërim ndaj këtyre raporteve.

Mbyllja e Dhomës së Komuneve interpretohet nga ta si sfidë ndaj demokracisë dhe si një gjest krejtësisht i papërgjegjshëm. Pakënaqësi ka edhe mes disa konservatorëve, që  parapëlqejnë qëndrimin në bllokun europian.

“Ai email, në qoftë i vërtetë, dëshmon përçmimin që Boris Johnson ka për këtë institucion. Të përjashtosh këtë dhomë nga një krizë kombëtare që kërcënon të ardhmen e vendit tonë, është totalisht e gabuar”, është shprehur ish-prokurori i përgjithshëm, Dominic Grieve.

Dhoma e Komuneve rinis punën më 3 shtator dhe një mbyllje prej 5 javësh, do t’ia ndalonte asaj aktivitetin deri në 17 tetor, kur do të ishte ndërkohë tepër vonë për të frenuar Brexit-in, që me shumë gjasa mund të ndodhë pa arritjen e asnjë marrëveshjeje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI