Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Pezullohet parlamenti britanik, Mbretëresha pranon kërkesën e Johnson-it

Lapsi.al 28 August 2019
Pezullohet parlamenti britanik, Mbretëresha pranon kërkesën e

Mbretëresha Elizabeta II ka pranuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin disaditor të punimeve të Parlamentit, me qëllim që t’u ndalohet me çdo kusht deputetëve në Westminster shtyrja e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor.

Shumë kritikë e kanë quajtur vendimin si "një akt të egër" dhe paralajmëruan se mund të shkohet drejt një votë mosbesimi ndaj Johnson-it, që mund të sillte për rrjedhojë edhe kolapsin e qeverisë së porsaformuar.

Ndërsa, legjislatorë të tjerë,  e përkrahën miratimin e kërkesës së kreut të ekzekutiv nga Shkëlqesia e saj, duke mirëpritur një program të qartë dhe të besueshëm për qeverisjen e vendit pas largimit nga BE-ja.

Ideja e mbylljes së Parlamentit, e njohur ndryshe si "prorogation", ka shkaktuar polemikë dhe është kundërshtuar më së shumti bazuar në arsyetimin se zbatimi i saj do t’ua ndalonte deputetëve të luanin funksionin e tyre demokratik në procesin e Brexit-it.

 

Kryeministri Johnson ka deklaruar se kërkon largimin nga Unioni përmes arritjes së një marrëveshjeje, por edhe në të kundërt, largimi do të ndodhë gjithsesi.

Të këshilluara

Alarm në Amazonë! Zjarri hyn në Paraguai

Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit. Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundi...

10:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI