Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Surpriza në G7, ministri i Jashtëm iranian pjesë e samitit

Lapsi.al 26 August 2019
Surpriza në G7, ministri i Jashtëm iranian pjesë e samitit

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka realizuar një vizitë të papritur në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që është duke u mbajtur në Francë.

Zarif ka marrë pjesë në samitin ku po marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.

Në raportime është supozuar se delegacioni amerikan është befasuar nga vizita e tij, e cila vjen në kohën e rritjes së tensioneve të Shteteve të Bashkuara me Iranin.

Zarif ka thënë në rrjetin social, Twitter se ai ka zhvilluar bisedime “konstruktive” me presidentin francez, Emmnuel Macron.

“Rruga në të ardhmen është e vështirë. Por ia vlen që ta provojmë”, ka thënë ai të dielën duke njoftuar se është takuar edhe me zyrtarët gjermanë dhe ata britanikë.

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar qe kur Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Megjithatë, pesë shtetet tjera, duke përfshirë Francën, vazhdojnë të jenë të përkushtuara për zbatim të marrëveshjes, ndonëse Irani ka nisur aktivitete bërthamore, në përgjigjje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër këtij shteti.

Të këshilluara

Brexit/ Zbulohet plani sekret i Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson po planifikon të mbyllë legjislativin për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalojë me çdo kusht deputetëve në Ëestminster shtyr...

11:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI