Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Gara filloi/ Cili do të jetë ekipi i presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen?

Lapsi.al 27 August 2019
Gara filloi/ Cili do të jetë ekipi i presidentes së KE-së,

Zyrtarisht presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen fillon këtë të martë me bisedimet për përzgjedhjen e kandidatëve që duan të marrin postet e komisionerëve të BE. Britania e Madhe ka hequr dorë nga dërgimi i kanditatëve, pasi më 31 tetor dëshiron të dalë nga BE. Von der Leyen dëshiron të verifikojë më parë, nëse janë të përshtatshëm emrat e dërguar nga shtetet anëtare për poste dhe të bisedojë për detyrat e mundshme. Komisionerët qëndrojnë për 5 vite në post, deri në zgjedhjet e reja europiane. Komisioni Europian i ngjason një qeverie me disa fusha të ndryshme, i cili propozon ligje të BE dhe vëzhgon respektimin e tyre.

Komisioni Europian

Presidentja e re e KE, Ursula von der Leyen parashikon të zerë të paktën 50% të posteve të komisionerëve me kandidate femra, por deri tani ka 13 emra burrash të propozuar dhe 10 femra. Nga shtatori personat e emëruar do duhet të paraqiten para Parlamentit Europian, që në fund duhet ta miratojë Komisionin e ri Europian. Emrat e dërguar nga qeveritë e vendeve anëtare normalisht mbahen të fshehtë deri në emërimin e tyre përfundimtar. Në media janë përmendur megjithatë, emra si Frans Timmermans, ish-zëvendëspresident i Komisionit Europian, që përflitet se do të drejtojë sektorin e klimës, një fushë e rëndësishme për von der Leyen, apo emri i ministrit të Jashtëm belg, Didier Reynders, që është propozuar nga qeveria belge. Edhe kandidatja liberale, Margaret Vestager përflitet për poste të larta në Komisionin e ri Europian. DË

Të këshilluara

Alarm në Amazonë! Zjarri hyn në Paraguai

Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit. Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundi...

10:45

Brexit/ Zbulohet plani sekret i Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson po planifikon të mbyllë legjislativin për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalojë me çdo kusht deputetëve në Ëestminster shtyr...

11:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI