Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Uragani Dorian/ Qindra persona evakuohen nga Bahamas

Lapsi.al 7 September 2019
Uragani Dorian/ Qindra persona evakuohen nga Bahamas

Qindra të mbijetuar nga uragani Dorian kanë ikur nga Bahamas derisa mijëra të tjerë po presin të evakuohen nga ishujt e shkatërruar.

Uragani që përfshiu ishujt më herët këtë javë, ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe krizë humanitare. Numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 43 të premten, por pritet të rritet ende, raportojnë mediat lokale.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

“Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, thuhet në deklaratë./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI