Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

“K2-18b”/ Zbulohet planeti që ka rezerva uji

Lapsi.al 12 September 2019
“K2-18b”/ Zbulohet planeti që ka rezerva uji

Një trup qiellor i përcaktuar si "K2-18b" shihet si një kandidat shumë premtues në kërkimin e gjurmëve të jetës jashtë Tokës. Kështu beson një grup astronomësh, po pse?

Këtë pamje i mveshin studiuesit planetit K2-18b

Në kërkimet e gjata për gjurmë jete jashtë planetit Tokë, astronomët ndoshta kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara. Për herë të parë ata zbuluan avuj uji në atmosferën e një planeti të largët. Të dhënat janë botuar në revistën shkencore "Astronomia e natyrës". Bëhet fjalë për një ekzo-planet 110 vite dritë larg, K2-18b. Zbulimi i tij është bërë me ndihmën e teleskopit Hubble ka bërë të ditur grupi ndërkombëtar i studuesve.

"Të gjesh ujë në një zonë me probabilitet banimi, e ku nuk bëhet fjalë për Tokën, kjo është diçka e jashtëzakonshme", - tha një bashkëautor i studimit, Angelos Tsiaras nga University College në Londër.

"Kjo na çon më pranë tek përgjigja e një nga pyetjeve më bazike: A është Toka unike?"

"Ne nuk mund të përjashtojmë, që në sipërfaqen e këtij ekzoplaneti gjendet ujë i rrjedhshëm, por mendoj, se kjo është vërtet e mundur", - shpjegon kolegja e Tsiaras, Giovanna Tinetti. Tek ky trup qiellor duhet të ketë një temperaturë që është e afërt me atë të Tokës.

K2-18b me gjasë përbëhet nga silikatet, që në masë të madhe përbëjnë edhe koren e Tokës, si edhe nga akulli. Ky planet që vjen rrotull diellit K2-18, ka qenë zbuluar ndërkohë, që në vitin 2015 nga teleskopi i Qendrës Kozmike të SHBA, Kepler. Dielli K2-18 është një yll i vogël i kuq në konstelacionin e Luanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI