Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Goditje për Erdogan, ish-kryeministri krijon parti të re politike

Lapsi.al 13 September 2019
Goditje për Erdogan, ish-kryeministri krijon parti të re politike

Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse i papërfytyrueshëm në Turqi. Por tani një aleat i Rexhep Tajip Erdoganit i kthen presidentit shpinën- dhe pozicionohet politikisht kundër tij.

Sikurse raporton radioja gjermane Dojçe Welle ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr nga presidenti Rexhep Tajip Erdogani.

Kjo u bë e ditur nga Davutoglu në një konferencë shtypi në Ankara. Ai njoftoi në të njëjtën kohë krijimin e një partie të re. Është një “përgjegjësi historike, si dhe një domosdoshmëri” për të “ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të marrë një rrugë të re”, tha Davutoglu. Ai fton të bashkëpunojnë të gjithë ata, “zemra e të cilëve rreh për të ardhmen e këtij vendi”.

Davutoglu e mbajti konferencën e shtypit së bashku me ish-deputetët e AKP-së Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün, të cilët gjithashtu njoftuan daljen nga partia, por që me këtë hap ndoshta i dolën përpara një përjashtimi. Korrespondentët e agjencive të lajmeve shkruajnë në këtë sfond për dukuri shpërbërjeje në partinë më të fuqishme në vend. Sipas njoftimeve në shtyp, disa figura në AKP janë të pakënaqur me kursin e Erdoganit.

Në korrik doli nga partia ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan. Vitet e fundit janë hapur hendeqe të mëdha midis parimeve, të cilave u beson ai dhe veprimeve të AKP-së, shkroi Babacan në atë kohë si argumentim. Sipas medieve, edhe ai gjithashtu do të themelojë një parti të re.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI