Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Johnson, hajdut banke", Bercow kritika të ashpra ndaj kryeministrit britanik

Lapsi.al 13 September 2019
"Johnson, hajdut banke", Bercow kritika të ashpra ndaj

Pasi u duk se kryeministri britanik Boris Johnson kishte marrë nën kontroll finalizimin e procesit të Brexit-it, situata politike në Britani mori të tatëpjetën. Johnson u braktis nga të vetët dhe nuk zotëron shumicën në Parlament, që të mund të “vulosë” Brexit-in, qoftë edhe pa marrëveshje.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, kryetari në ikje i Parlamentit, John Bercoë, i zgjedhur në këtë post nga konservatorët në qeverisje, paralajmëroi Johnson-in, se legjislativi do të jetë po aq kreativ në procedurat parlamentare, për ta parandaluar atë në çdo mënyrë që të realizojë daljen e vendit nga BE-ja përmes një “hard Brexit”.

Bercoë ka deklaruar se Johnson do të vepronte njësoj si “një hajdut banke, që e justifikon krimin duke ia dhënë paratë e vjedhura një shoqate bamirësie”, nëse ai do refuzonte të shtynte Brexit-in për të shmagur daljen e Britanisë pa marrëveshje me Bashkimin Evropian. Po ashtu, Bercoë paralajmëroi se Britania do të mund të dalë nga BE-ja muajin e ardhshëm, vetëm në sajë të pëlqimit të Parlamentit.

Parlamenti, i cili është i pezulluar me kërkesë të shefit të ekzekutivit britanik, një kërkesë e debatueshme, e cila do të shqyrtohet të martën e ardhshme nga Gjykata e Lartë Britanike për vlefshmërinë e saj, ka miratuar një ligj, që e detyron Johnson-in të kërkojë shtyrjen deri më 31 janar të vitit të ardhshëm të Brexit-it,. Ky skenar parashikohet në rastin nëse nuk arrihet një marrëveshje që aprovohet nga Parlamenti, deri më datën 19 tetor.

Ndërkohë, janë shtuar spekullimet për një ndryshim të qëndrimit të deputëteve nga Irlanda e Veriut, për çështjen e kontrollit doganar mes Irlandës, pjesë e BE-së dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë. Kujtojmë se janë këta deputetë që kundërshtuan marrëveshjen e arritur mes Theresa May dhe Brukselit, votat e të cilëve mbanin “në këmbë qeverinë”, duke çuar ish-kryeministren drejt dorëheqjes.

Mes shumë të panjohurave në procesin e gjatë dhe të lodhshëm të Brexit-it, dy syresh po kristalizohen; e para, se Brexit-i do të ndodhë, pavarësisht nga koha se kur, dhe se çdo dalje nga BE-ja do duhet të ketë miratimin përfundimtar të Parlamentit britanik.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI