Flash

Gjykata Supreme "rrëzon" Boris Johnson: Pezullimi i Parlamentit është i jashtëligjshëm

Lapsi.al 24 September 2019
Gjykata Supreme "rrëzon" Boris Johnson: Pezullimi i Parlamentit

Ky është vendimi i Gjykatës Supreme britanike e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e punimeve të Parlamentit.

Johnson pezulloi mbylljen e legjislativit për 5 javë, me qëllim që t’ua ndalonte me çdo kusht deputetëve në Westminster shtyrjen e çanëtarësimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor. Por, Gjykata më e lartë në Britaninë e Madhe, argumentoi në vendim se pengimi i Parlamentit për të kryer detyrat e tij ishte i gabuar.

Pas këtij vendimi, hapet rruga që Parlamenti të mblidhet menjëherë, ndërkohë që kryeministri Johnson ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pritet të ketë në qendër të vëmendjes presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Hasan Rouhani.

 

Të këshilluara

Terror në Afganistan, së paku 35 të vrarë

Së paku 35 civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur në një sulm të kryer nga ushtria afgane në provincën jugore të Afganistanit, Helmand. Incidenti ndodhi të diel...

15:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI