Flash

Princi saudit paralajmëron çmime ‘të paimagjinueshme’ të naftës nëse nuk merren masa ndaj Iranit

Lapsi.al 30 September 2019
Princi saudit paralajmëron çmime ‘të

Princi saudit, Mohammed bin Salman, ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten në “nivel të paimagjinueshëm”, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr qëndrim të “ashpër dhe të fuqishëm”, kundër Iranit, pasi përndryshe tensionet do të përshkallëzohen.

“Nëse bota nuk merr qëndrim të ashpër për të ndalur Iranin, ne do të shohim përshkallëzim të situatës që do të kërcënojë interesat botërore”, ka thënë trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, për programin amerikan “60 minuta”.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Bombardimi i rafinerive të naftës/ Gjithçka duhet të dini rreth konfliktit në rritje mes Arabisë Saudite dhe Iranit 

Intervista, që është transmetuar më 29 shtator, ka ardhur vetëm 15 ditë pas sulmeve që kanë ndodhur në zemër të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, duke ndikuar në zvogëlim të prodhimit të naftës së papërpunuar për 50 për qind në shtëpi dhe 5 për qind të furnizimit global me naftë.

Udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite e pati cilësuar këtë veprim si akt të luftës, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, pasi të dy kanë akuzuar Iranin për këtë sulm.

Franca, Gjermania dhe Britania po ashtu kanë fajësuar Teheranin për këtë sulm, transmeton rel.

Irani mohon përfshirjen në këtë incident, derisa rebelët huthi me bazë në Jemen, kanë thënë se janë përgjegjës.

Megjithatë, princi saudit ka thënë se do të preferonte zgjidhjen politike dhe jo atë ushtarake sepse kjo e fundit do të rezultonte me shkatërrim të ekonomisë globale.

“Zgjidhja politike dhe paqësore është shumë më e mirë sesa ajo ushtarake”, ka thënë ai.

Të këshilluara

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës

Zhak Shirak, ish-presidenti francez ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Mësohet se ish-presidenti vuante prej kohësh nga humbja e kujdesës. Ai ka qenë dy herë pres...

12:13

Mauzoleumi i Frankos ndan Spanjën

Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar n...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI