Flash

Trump flet para Kombeve të Bashkuara: Po ndodhin shumë më tepër gjëra sesa dini ju

Lapsi.al 24 September 2019
Trump flet para Kombeve të Bashkuara: Po ndodhin shumë më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se mosmarrëveshjet me Iranin, janë tema kryesore që do të zërë vend në fjalimin e tij para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet ditën e sotme. “Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër sesa dini ju, shumë më tepër sesa dinë mediat”, tha për mediat Trump.

Që prej marrjes së detyrës në janar të vitit 2017, Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Iranit. Në maj të 2018-s, ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, që Irani e nënshkroi në 2015-n me fuqitë botërore duke rikthyer sanksionet e ashpra mbi ekonominë e vendit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, po ashtu ka fajësuar Iranin për sulmet e fundit mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, duke thënë në tavolinë mbeten të gjitha opsionet për t’iu përgjigjur përfshirjes së dyshuar të Teheranit.

Nga ana tjetër, Irani e ka mohuar autorësinë e sulmeve. Ndërkohë, ka patur spekulime në rritje për një takim të mundshëm të Trumpit me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, aludime që Trump i ka hedhur poshtë.

Të këshilluara

Terror në Afganistan, së paku 35 të vrarë

Së paku 35 civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur në një sulm të kryer nga ushtria afgane në provincën jugore të Afganistanit, Helmand. Incidenti ndodhi të diel...

15:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI