Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Serbi Nenad Rashiç flet shqip kundër listës serbe (Video)

Lapsi.al 1 October 2019
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbi Nenad Rashiç flet shqip kundër

Nenad Rashiç, politikan i serbëve të Kosovës ka vendosur kandidaturën për kryeministër të Kosovës si përfaqësues i partisë serbe Liria në Kosovë.

Ai ka përgatitur një spot elektoral në të cilin flet shqip dhe kërkon që ta votojnë për të "hequr qafe" listën serbe të cilën e quan "monstër politike". Lista serbe është një grupim politik në Kosovë që çdo vendim e merr në koordinim me Beogradin zyrtar.

“Ju ftoj ta votoni numrin 120, sepse me votën tuaj sepse së bashku me ju do ta heqim ndikimin negativ të këtij monstrumi politik të quajtur Lista Serbe.”- thotë Rashiç në spotin e tij.

Videoja e kandidatit për kryeministër është realizuar para Bibleotekës Kombëtare në Prishtinë. Rashiç, është ndër ata politikanë serbë me njohje dhe marrëdhënie të mira me politikanë të shumtë shqiptarë të Kosovës. Por, së fundmi marrëdhëniet e tij me Beogradit janë keqësuar ndjeshëm, aq sa Rashiq kërkon që të votohet kundër grupimit politik që mbështetet nga qeveria serbe.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=G7uQ5alfNcI

Të këshilluara

Vdes papritur gazetarja e BBC

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 27-vjeçare. Familja e saj tha se ishin thellësisht të trishtuar dhe zemërth...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI