Flash

Terror në Paris, 4 policë vriten në një sulm me thikë

Lapsi.al 3 October 2019
Terror në Paris, 4 policë vriten në një sulm me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Francë, ku katër policë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me thikë të një personi ende të paidentifikuar.

Sipas mediave franceze, Aagresioni është lokalizuar jashtë selisë qendrore të policisë në Paris. Ndërsa mësohet se autori i vrasjes së katërfishtë, që u qëllua për vdekje nga Policia, ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës.

Si pasojë e kësaj ndodhie, zona në qendër të Parisit është mbyllur.

Sulmi vjen një ditë pasi Policia franceze hyri në grevë, në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjes së niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.

Në mbulimin e ngjarjes në kohë reale, rrjeti prestigjioz britanik "BBC", informon se ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të këshilluara

Vdes papritur gazetarja e BBC

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 27-vjeçare. Familja e saj tha se ishin thellësisht të trishtuar dhe zemërth...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI