Flash

Dënohen me burg prindërit e Mateo Renzit, sajuan fatura të rreme

Lapsi.al 8 October 2019
Dënohen me burg prindërit e Mateo Renzit, sajuan fatura të rreme

Prindërit e ish-kryeministri Mateo Renzi, janë shpallur fajtorë nga gjykata italiane, për lëshimin e faturave të falsifikuara.

Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-tat, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove, nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla.

Me një vit e nëntë muaj burg, janë dënuar babai dhe nëna e Rencit, por që do t’u mundësohet që ta shlyejnë dënimin me periudhë prove.

Ish-kryeministri Renzi, i cili sapo është larguar nga ‘Partia Demokratike’ dhe ka krijuar lidhjen e ti të re të qendrës ‘Italia Viva’, ka mbështetur me forcë pafajësinë e prindërve.

Avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, u dënua me dy vite burg për pranimin e faturave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI