Flash

Trump njofton tërheqje: Ka ardhur koha t’u ikim luftërave qesharake pa fund

Lapsi.al 8 October 2019
Trump njofton tërheqje: Ka ardhur koha t’u ikim luftërave

Ka ardhur koha që SHBA të dalë nga luftërat qesharake dhe pa fund, shumë prej të cilave janë fisnore, ndërkohë që ka ardhur koha të kthehen ushtarët amerikanë në shtëpi, deklaroi Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter, pas vendimit amerikan për t’u  tërhequr nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë.

“Ne do të luftojmë vetëm atje ku do të kemi avantazhe dhe do të luftojmë vetëm për të fituar. Turqia, Europa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët duhet të zgjidhin situatën dhe të vendosin se çfarë do të bëjnë me luftëtarët e ISIS-it të kapur në rajonet e tyre”, theksoi presidenti amerikan në disa mesazhe në rrjetin social Twitter.

“SHBA-ja do të qëndronte në Siri për 30 ditë, por kjo ka ndodhur edhe vite më parë. Ne kemi qëndruar aty dhe kemi qenë të përfshirë në një luftë të ashpër. Me ardhjen time në Uashington, Shteti Islamik ishte i shtrirë në të gjithë rajonin. Ne kemi mundur menjëherë  100% të kalifatit ISIS “, deklaroi Trump  në tre mesazhet e para në Twitter ku ai kërkon që SHBA-ja të dalë nga luftërat pa fund.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI