Flash

Bosnje-Hercegovina gati t’i bashkohet “Shengenit ballkanik”

Lapsi.al 24 October 2019
Bosnje-Hercegovina gati t’i bashkohet “Shengenit ballkanik”

Bosnje-Hercegovina pritet të jetë shteti i radhës që do t'i bashkohet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në nismën e “Shengenit ballkanik”.

Mirko Šarović, ministri për Tregtinë e Jashtme, ka deklaruar për “Evropën e Lirë” se Bosnja mund të bëhet nënshkruese e deklaratës në takimin që do të organizohet më 10 nëntor, në Ohër.

“Kur kjo iniciativë të finalizohet do të ketë një ndikim thelbësor në rritjen ekonomike të të gjitha shteteve që duan të bëhen pjesë. Për Bosnjen do të jetë shumë e dobishme, ekonomia do të rritej”, ka deklaruar Šarović.

Sa i përket dy shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosovës dhe Malit të Zi, ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse do bëhen ose jo pjesë e këtij projekti.

Albin Kurti, i cili pret të marrë mandatin e kryeministrit, ka deklaruar se do të bisedojë fillimisht me kryeministrin Edi Rama për të mësuar më shumë mbi projektin, por nuk e ka refuzuar kategorisht pjesëmarrjen./ Rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI