Flash

Vuçiç i hedh benzinë zjarrit: Moshapja e negociatave e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën

Lapsi.al 24 October 2019
Vuçiç i hedh benzinë zjarrit: Moshapja e negociatave e

Teksa në Europë është rritur shqetësimi për një ndikim të shtuar të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se moshapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij të afrimit me dy fuqitë e tjera në kundërpeshë me Unionin.

Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen "Financial Times", Vuçiç ka thënë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.

Kreu i shteti serb ka shtuar se rajoni nuk mund të varet nga një vendim i Këshillit Evropian. “Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë qeveria holandeze, apo se nëse qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Të premten, Serbia pirtet të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI