Flash

Koreja e Veriut hedh dy raketa të reja, ngrihet tensioni në rajon

Lapsi.al 31 October 2019
Koreja e Veriut hedh dy raketa të reja, ngrihet tensioni në rajon

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa, që dyshohet të jenë balistike, drejt detit në bregun e saj lindor. Njoftimi u bë nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Koreja e Veriut ka shtuar rishtazi presionin, ndërkohë që po afrohet afati që i ka caktuar Shteteve të Bashkuara për të ndryshuar përqasjen ndaj bisedimeve të ngecura bërthamore. Këtë javë, Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se “do të gabohen rëndë” nëse nuk i kushtojnë rëndësi afatit, shkruan Voa.

Nuk dihen shumë detaje për raketat më të fundit. Ushtria koreano-jugore tha se raketat u hodhën nga pronvica e Pyonganit Jugor, e ndodhur në pjesën qendrore të vendit. Zyrtarët japonezë thanë se raketat ka mundësi të jenë të llojit balistik dhe se ato ranë në det, por pa hyrë në zonën ekskluzive ekonomike japoneze, që shtrihet deri në 370 kilometra nga bregu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI