Flash

Rumani/ Parlamenti miraton qeverinë liberale të pakicës, merr fund kriza e Komisionit Europian

Lapsi.al 5 November 2019
Rumani/ Parlamenti miraton qeverinë liberale të pakicës, merr

Qeveria e pakicës, e përfaqësuar nga liberali Ludovic Orban, fitoi sot besimin e parlamentit, duke i dhënë fund një krize politike që vonoi formimin e Komisionit të ri Europian.

Kabineti i ri u ratifikua ngushtësisht, me shtatë vota më shumë se minimumi prej 233 votash të nevojshme. Kjo qeveri pason atë të socialdemokratëve, shumicë në parlament, e rrëzuar më 10 tetor dhe do të lejojë emërimin e një kandidati rumun për postin e komisionerit europian.

Ky votim është një lajm i mirë për presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ekipi i së cilës ishte i paplotë në mungesë të një komisioneri rumun.

Orban premtoi se do të emërojë një kandidat për pozicionin menjëherë pas inaugurimit të qeverisë së tij, në marrëveshje edhe me presidentin Klaus Iohannis, po ashtu i Partisë Liberale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI