Flash

Përshkallëzimi i situatës në Iran/ Putin fton kancelaren Merkel në Rusi

Lapsi.al 6 January 2020
Përshkallëzimi i situatës në Iran/ Putin fton kancelaren

Presidenti rus Vladimir Putin e ftoi kancelaren gjermane Angela Merkela në Rusi fundjavën e ardhshme, për të diskutuar rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleiamani.

Kremlini konfirmoi se takimi është caktuar të zhvillohet në 11 janar, por nuk deklaroi se ku do të zhvillohej. Në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rusia është “e domosdoshme” kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve politike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Përveç krizës së Lindjes së Mesme, konfliktet në Siri dhe në Libi, ku Turqia sapo ka nisur të vendosë trupa, do të jenë gjithashtu në agjendë. Rusia tha se do të mbështesë nismën e paqes të Gjermanisë në rajon.

Mendohet që të dy liderët mund të diskutojnë situatën e Ukrainës, duke vazhduar që nga aneksimi rus i Krimesë në 2014./DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI