Flash

Mbretëria e Bashkuar konfirmon 2 rastet e para me koronavirus

Lapsi.al 31 January 2020
Mbretëria e Bashkuar konfirmon 2 rastet e para me koronavirus

Britania e Madhe është bërë vendi i pestë pas Francës, Gjermanisë, Finlandës, Italisë që ka regjistruar dy persona të prekur nga koronavirusi.

Ata janë dy persona nga e njëjta familje dhe janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, nga autoritete e shëndetit publik.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në veriperëndim të Anglisë deklaron se ata janë vënë në izolim dhe po kurohen.

“Jemi duke përdorur procedura të testuar të kontrollit të infeksionit për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha Prof. Chris Whitty në një deklaratë për mediat, duke shtuar se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë pasur kontakte me pacientët e infektuar.

Gjermania ka konfirmuar rastin e saj të pestë të koronavirusit, në shtetin jugor të Bavarisë, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetit bavarez të enjten.

Pacienti mashkull është i punësuar në të njëjtin vend pune si katër personat e tjerë që kontraktuan virusin nga një bashkëpuntor që vinte nga Kina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI