Flash

Sulm me dron/ Trump konfirmon vdekjen e udhëheqësit të al-Kaedës

Lapsi.al 7 February 2020
Sulm me dron/ Trump konfirmon vdekjen e udhëheqësit të

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të enjten vdekjen e një udhëheqësi të al-Kaedës në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara në Jemen.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit duke vrarë Qasim al-Rimin, themeluesin dhe drejtuesin e al-Kaedës në Gadishullin Arabik (AQAP). Ai ishte zëvendës i udhëheqësit të al-Qaidas Ayman al-Zawahiri.

“Nën drejtimin e Rimit, AQAP-i kreu dhunë të paskrupullt ndaj civilëve në Jemen dhe u përpoq të kryeje dhe të frymëzojë një numër sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona,” tha presidenti Trump. “Vdekja e tij kufizon më tej AQAP-in dhe lëvizjen globale të al-Qaidas, dhe na sjell më afër eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare.”

Rimi iu bashkua al-Kaedës në vitet 1990, duke punuar në Afganistan për Osama bin Ladenin dhe ishte i lidhur me disa komplote që shënjestronin amerikanët, shkruan voa.

Vrasja e Rimit është e treta me radhë në operacionet amerikane kundër terrorizmit në muajt e fundit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vranë themeluesin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në janar, një sulm ajror vrau komandantin e lartë iranian Qassem Soleimani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI