Flash

FOTO/ Publikohen imazhet e para të koronavirusit

Lapsi.al 14 February 2020
FOTO/ Publikohen imazhet e para të koronavirusit

Laboratori Rocky Mountain pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Montana të SHBA zbuloi disa nga imazhet e para të “SARS-CoV-2” i njohur gjerësisht si coronavirusi që ka infektuar mbi 60 mijë njerëz dhe ka vrarë të paktën 1370 të tjerë pas shpërthimit që filloi në Wuhan të Kinës.

Viruset janë blloqe infektive të vogla, të cilat përbëhen nga ADN ose ARN, të mbështjella brenda një shtrese proteinike. Ato janë shumë të vogla për tu parë nga një mikroskop tipik. Studiuesit morën mostrat nga një pacient amerikan i infektuar duke përdorur dy lloje të ndryshme mikroskopësh me rezolucion të lartë.

Virusi SARS-COV-2 duket i ngjashëm me coronavirusin e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), e cila u shfaq në vitin 2012, por edhe me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002. Imazhet e të 3 virusëve janë thuajse të ngjashme sepse të 3 këta viruse janë në të njëjtën familje të “coronavirusëve”, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. Fjala “corona” në latinisht do të thotë “kurorë”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

Kush do ta zëvendësojë Angela Merkelin?

Vendimi i befasishëm i pasardhëses së Angela Merkelit, për t’u larguar si drejtuese e partisë më të madhe të Gjermanisë, e ka çoroditur politikën e vendit – dhe...

22:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI