Flash

Koronavirusi, ulet numri i viktimave në Itali. 578 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 15 April 2020
Koronavirusi, ulet numri i viktimave në Itali. 578 të vdekur

Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve pozitive me koronavirus në 24 orë. Janë shënuar 2,667 pacientë më shumë se një ditë më parë. Numri i tyre ka arritur më 165,155.

Numri i viktimave në 24 orë sot është 578 e numri i përgjithshëm ka arritur në 21,645.

Personat e shëruar janë deri më sot 38,092 e gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 962 të shëruar më shumë.

Pozitive paraqitet situata dhe në repartet e terapisë intesive ku numri i të sëmurëve vjen duke u reduktuar.

Sot janë 107 pacientë më pak në këto reparte e numri aktual i tyre është 3,079.

Në kushte shtëpie po kurohen 74,696 pacientë e në struktura spitalore 27,643 pacientë.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot në Itali janë 1,117,404.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI