Flash

Covid-19/ Nju Jorku mbyllet sërish deri më 15 maj

Lapsi.al 16 April 2020
Covid-19/ Nju Jorku mbyllet sërish deri më 15 maj

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo zgjati sot mbylljen e shtetit deri më 15 maj për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Punonjësit jothelbësorë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Rregullat e distancës sociale mbeten”, tha në Twitter Cuomo, duke thënë se zgjatja ishte “në koordinim me shtetet e tjera”. 

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, guvernatori tha se shteti po përparon në përmbajtjen e përhapjes së virusit falë politikave distancuese sociale.

“Ne e kemi nën kontroll këtë bishë. Ne e kemi ulur shkallën e përhapjes”, tha Cuomo. “Çfarë ndodh pas kësaj? Unë nuk e di”, tha ai lidhur me zgjatjen deri më 15 maj.

“Ne do të shohim në varësi të asaj që tregojnë të dhënat”, shtoi Cuomo. Ndërkohë, dje, Andrew Cuomo tha se shteti do të kishte një rihapje graduale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI