Flash

Për herë të parë Pentagoni publikon VIDEO të UFO-ve

Lapsi.al 28 April 2020
Për herë të parë Pentagoni publikon VIDEO të UFO-ve

UFO (shkurtim i Unidentified Flying Object) është një objekt fluturues i paidentifikuar. Të hënën, Pentagoni publikoi tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara. Pentagoni i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

“Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” - thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrojtjes.

Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga Neë York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI