Flash

Gruaja e diplomatit amerikan në kërkim, aksidentoi për vdekje një adoleshent

Lapsi.al 11 May 2020
Gruaja e diplomatit amerikan në kërkim, aksidentoi për vdekje

Një mandat ndërkombëtar kërkimi është lëshuar nga Interpol për gruan e një zyrtari të inteligjencës amerikane, e cila ka shkaktuar në një aksident vdekjen e një motoçiklisti adoleshent në Britani.

Mediat britanike thanë se policia ka informuar prindërit e Harry Dunn, i cili u vra në rrugën pranë bazës ajrore ushtarake në Northamptonshire në gusht, se Anne Sacoolas është tashmë “në listën e të kërkuarve” dhe nëse largohet nga SHBA do të aktivizohen klauzolat ndërkombëtare të qarkullimit.

Sacoolas ishte larguar nga Britania pak pas aksidentit tragjik ku vdiq Dunn, dhe shpalli imunitet diplomatik. Sipas raportimeve, në tetor kryeministri Boris Johnson i kërkoi Donald Trump të merrte në konsideratë pozitën e SHBA dhe atë të prindërve të Dunn.

Ajo akuzohet për vdekje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit, por një muaj pas ngjarjes SHBA ka refuzuar kërkesën britanike për ekstradim. Ndërkohë “njoftim i kuq” është lëshuar nga interpol për “persona të kërkuar për të kryer dënimin ose për t’u ndjekur penalisht”.

Të këshilluara

Europa e etur për t'u kthyer në normalitet

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat...

21:00

Rikthim rastesh me Covid, çfarë po bën Kina

Zyrtarët kinezë njoftuan një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në disa provinca. Nisur nga ky fakt autoritetet shëndetësore i kanë kërkuar popullatës të për...

16:10

Vetëvrasja e dyshimtë e miliarderit rus

Një miliarder rus, zotërues i një korporate botërore të qymyrit, është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit. Trupi i Dmitry B...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI