Flash

Italia hap kufijtë në 3 qershor

Lapsi.al 16 May 2020
Italia hap kufijtë në 3 qershor

Italia do të hapë kufijtë tokësorë dhe ajrorë më 3 Qershor. Vendimi u mor mbrëmjen e së premtes nga qeveria italiane, e cila miratoi një plan me lehtësimin e masave kufizuese.

Nga 3 Qqershori do të lejohet dhe lëvizja brenda rajoneve të Italisë. Shumë prej rajoneve kanë kërkuar hapjen e brendshme më shpejt, por ekspertët brenda qeverisë kanë ende frikën e shpërthimit të një vale të dytë me të infektuar.

Dyqanet do të hapen më 18 maj dhe qeveria vendosi që të gjitha lëvizjet brenda secilit rajon të lejohen në po të njëjtën datë.

Branda secilit rajon mund të rikthehen në punë të gjithë sektorët e ekonomisë që ende ishin mbyllur, për sa kohë që ndiqen protokollet e sigurisë.

Dyqanet dhe restorantet në të gjithë vendin po përgatiten të rihapen nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjenës, siç rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.

Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që çdo biznes respekton protokollet.

“Sfida është e madhe, aq e madhe sa është e vështirë të përcaktohet, dhe mbi të gjitha ka paqartësi. Ndjenja e pasigurisë po mbizotëron kudo,” u shpreh Alberto Volpe, menaxher i një dyqani veshjesh në Romën qendrore.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19, Italia ishte vendi i parë europian që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi kufizime drastike që më 9 Mars.

Më shumë se 31.600 italianë kanë vdekur nga COVID-19, numri i tretë i vdekjeve në botë pas asaj të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Të këshilluara

Europa e etur për t'u kthyer në normalitet

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat...

21:00

Rikthim rastesh me Covid, çfarë po bën Kina

Zyrtarët kinezë njoftuan një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në disa provinca. Nisur nga ky fakt autoritetet shëndetësore i kanë kërkuar popullatës të për...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI