Flash

Shkrihet departamenti i policisë së Mineapolis

Lapsi.al 9 June 2020
Shkrihet departamenti i policisë së Mineapolis

George Floyd padyshim që do të jetë pjesë e historisë Amerikane. Protestat që patën zanafill që prej vrasjes së afroamerikanit me kërkesa e parulla për ndërprerjen e fondeve për njësinë policore të Mineapolis nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.Këshilli i qytetit miratoi me shumicë votash, 9 me 4, shpërbërjen e gjithë departamentit lokal të policisë. Këshilltarët, shumicë dërrmuese demokratë, kërkuan krijimin e një modeli të ri për sigurinë publike.

Vendimi i pazakontë erdhi pasi efektivë të kësaj strukture u akuzuan për vrasjen e afro-amerikanit 46-vjeçar javën e kaluar nga polici Derek Shovin i cili i ushtroi presion me gju në qafë George Floyd, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia. Ekspertët kërkojnë shfuqizimin e kësaj praktike të përdorur gjerësisht nga forcat e rendit në SHBA.

Pas kësaj ngjarjeje, riorganizimi i strukturave të policisë po shqyrtohet në shumë qytete, kryesisht të drejtuara nga demokratët, përfshirë edhe Nju Jorkun. Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të tërheqë trupat e Gardës Kombëtare, pas rënies së intensitetit të dhunës në protesta.

Të këshilluara

Analiza/ Prit dhe shpreso për Joe Biden

Kancelarja Angela Merkel u pyet në një intervistë, nëse ka ende besim tek Donald Trump. Një pyetje e çuditshme. Sepse marrëdhënia transatlantike ka kohë që ësht...

18:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI