Flash

Qeveria Britanike autorizon përdorimin e ilaçit dexamethasone në terapi ndaj Covid-19

Lapsi.al 18 June 2020
Qeveria Britanike autorizon përdorimin e ilaçit dexamethasone

Dexamethasone është ilaçi, anti-inflamator që ka një kosto mjaft të ulët dhe ka treguar që zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë nga Covid-19 me 20% në mesin e pacientëve që i nënshtrohen ventilimit të asistuar dhe me 35% pacientët e tjerë.

Që prej ditës së djeshme dexamethasone është vënë në përdorim në terapi kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe. Qeveria i dha dritën jeshile këtij ilaçi pas rezultateve pozitive të testeve të zhvilluara, të shpallura më datë 16 qershor nga një grup institucionesh kërkimore, përfshirë Universitetin e Oksfordit. Dexamethasone është një një anti-inflamator me kosto të ulët i përdorur për sëmundje të tjera, por tashmë ka treguar që mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë nga Coronavirus.

"Mijëra jetë mund të shpëtohen," tha qeveria e Boris Johnson në një deklaratë, duke kujtuar se financoi këtë kërkim. Më tej ai shtoi se dexamethasone është ilaçi që sipas tij është "i pari në botë që ka patur efekt pozitiv në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes" nga Covid-19.

Ky autorizim hyri në fuqi menjëherë në të gjithë Shërbimi kombëtarë të SHëndetësisë dhe tek të gjithë spitalet në Mbretërinë e Bashkuar.

Të këshilluara

55 raste të reja me Covid në Greqi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik në Greqi ka deklaruar pasditen e së mërkurës një rritje të rasteve të të prekurve me Covid 19. Sipas deklaratës për shtyp ...

16:54

Kufijtë e Europës, gati të hapen sërish

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të p...

20:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI