Flash

Qeveria gjermane: Alexey Navalny u helmua me Novichok

Lapsi.al 2 September 2020
Qeveria gjermane: Alexey Navalny u helmua me Novichok

Qeveria gjermane ka thënë se testet e kryera nga mostrat e marra prej liderit opozitar, Aleksei Navalny, kanë treguar prezencë të agjentit nervor, Noviçok. Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital.

Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel ka thënë të mërkurën se testimet e kryera në spitalin ushtarak gjerman kanë treguar shenja “të një agjenti nervor nga grupi Noviçok”.

Ekipi i Navalnyt dyshon se ai është helmuar përmes një çaji që ka pirë në aeroport, përpara se të nisej drejt Moskës.

Të këshilluara

Berlusconi infektohet me Covid

Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi. Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zang...

19:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI