Flash

Kufizime të lëvizjes në Francë pas shtimit të rasteve me COVID-19, mbyllen baret dhe restorantet

Lapsi.al 24 September 2020
Kufizime të lëvizjes në Francë pas shtimit të rasteve

Ekspertët janë të shqetësuar se do të ketë një valë të dytë të shpërthimit dhe përhapjes së virusit COVID-19, kjo për shkak të shkallës së lartë të infektimit momental.

Ndërsa shkalla e infektimit me koronavirus po rritet sërish në të gjithë Evropën, ekspertët janë të shqetësuar se një tjetër shpërthim i madh, ose e ashtuquajtura valë e dytë, është më afër se kurrë.

Në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19. Franca është një ndër vendet që po raporton situatën më serioze.

Në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 13 mijë raste me Covid-19 dhe 43 viktima. Duke marrë shkas nga shifrat e regjistruara në javën e fundit, qeveria franceze ka vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Në Paris ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira publike, festat e studentëve, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 22:00. Më të ashpra ishin kufizimet në Marsejë, qytet që konsiderohet epiqendër për transmetimin e virusit. Në Marsejë do të mbyllen baret dhe restorantet.

Të këshilluara

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe si pasojë kishte një numër t...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI