Flash

Vaksina e 'SinoVac' do jetë gati në fillim të vitit 2021

Lapsi.al 25 September 2020
Vaksina e 'SinoVac' do jetë gati në fillim të vitit

Kompania farmaceutike kineze SinoVac, që po merret me zhvillimin e  njërës prej vaksinave anticovid, deklaroi se në fillimi të vitit 2021 antidodi i shumëpritur do të jetë gati për tu shpërndarë në të gjithë botën. Menaxheri i kompanisë u shpreh se vaksina ka dhënë shenja të sigurisë pasi vetë ai e kishte administruar prodhimin e saj.

“Në fillim, strategjia jonë ishte ta shpërndanim atë për Kinën dhe Wuhanin por tani qëllimi ynë është ta shpërndajmë atë në të gjithë botën”-  tha Yin Weidong.

Pavarësisht se rregulloret e rrepta në SHBA, BE, Japoni dhe Australi kanë bllokuar historikisht shitjen e vaksinave kineze, Yin tha që kjo mund të ndryshojë. SinoVac dhe Sino Pharm po zhvillojnë tre nga katër vaksinat kryesore kandidate kineze. SinoVac zgjodhi këto vende sepse të gjithë kishin shpërthime serioze vatrash pandemie. Ndërkohë një fabrikë në Pekin ka nisur nga puna për prodhimin e dozave të vaksinës të cilat llogariten të jenë disa qindra milionë deri në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm. SinoVac po fillon gjithashtu të testojë doza të vogla të CoronaVac tek fëmijët dhe të moshuarit në Kinë pasi vuri re numrin në rritje të rasteve te këto grupmosha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI