Flash

Gjysma e BE-së futet në "listën e kuqe": Hiqni dorë nga udhëtimet

Lapsi.al 24 September 2020
Gjysma e BE-së futet në "listën e kuqe": Hiqni

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone, nga vendet anëtare të BE-së, si të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme. Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në "listën e kuqe”.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë. Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Të këshilluara

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe si pasojë kishte një numër t...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI