Flash

SHBA nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Lapsi.al 24 September 2020
SHBA nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë

SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë Aleksandër Lukashenkon si presidentin e zgjedhur ligjërisht të Bjellorusisë, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit, pas betimit të tij të fshehtë për një mandat të gjashtë.

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Rezultatet e njoftuara ishin të manipuluara dhe nuk japin asnjë legjitimitet”, tha një zëdhënës i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit po kundërshtohet shumë nga protesta masive, u betua papritur sot në një ceremoni që u bë publike vetëm më pas.

Njoftimi menjëherë ndezi një protestë të re të opozitës në Minsk.

Të këshilluara

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe si pasojë kishte një numër t...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI