Flash

Holanda shton kufizimet e lëvizjes prej rritjes së rasteve me COVID-19

Lapsi.al 26 September 2020
Holanda shton kufizimet e lëvizjes prej rritjes së rasteve me COVID-19

Qeveria holandeze ka zgjeruar kufizimet e lëvizjes dhe shërbimeve ndaj qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, për shkak se është vërejtur një shtim i rasteve të të infektuarve.

"Kufizimet do të zbatohen tani në 14 nga 25 zonat e sigurisë së vendit, tetë më shumë se më parë", tha qeveria.

Masat e zbatuara tashmë janë në qytetet e mëdha si Amsterdami dhe Roterdami, por tani ato do të përfshijnë gjithashtu rajonet e Groningenit, Gelderland-Zuidit dhe Brabant-Noordit.

Baret duhet të mbyllen në orën 01:00 në zonat e prekura dhe mbledhjet e më shumë se 50 personave janë të ndaluara.

Kryeministri Mark Rutter tha se ai nuk do të zgjeronte masat në të gjithë vendin, sidoqoftë nuk e përjashtoi mundësinë.

Holanda regjistroi 2 777 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI